Ngrihet ‘Poli i Drejtësisë’ Ja ‘shtëpia’ e institucioneve më të rëndësishme të reformës (VIDEO)

Të hënën inaugurohet “Poli i Drejtësisë”, godina e cila do të jetë shtëpia e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Shkollës së Magjistratuës. Me një vendim qeverie ish-Shkolla e Avokatisë i është kaluar institucioneve të reja të reformës, të cilat do të atashohen aty në tre vjetorin e kësaj reforme. ReportTv sjell pamjet godinës e cila ndodhet në fazat e fundit të përgatitjeve për të çelur dyert në fillim javë.

Në 3- vjetorin e reformës në drejtësi, institucionet e krijuara si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësorë do të atashohen në zyrat e tyre tek ish-Fusha e Aviacionit. Me një vendim të qeverisë shqiptare është krijuar “Poli i Drejtësisë” ku Shkolla e Avokatisë i ka kaluar KLP-së, KLGj-së dhe Magjistratuës. Afro 270 persona si pjesë e administratës së KLP-së, KLGJ-së dhe Shkollës së Magjistraturës do të akomodohen në këto ambiente të cilat inaugurohen të hënën pasdite më 22 korrik.
ReportTv është ndalur pranë kësaj godine e cila nga e hëna do të titullohet “Poli i Drejtësisë” duke sjell fund zyrave portabël me të cilat ka funksionuar deri më tani KLP dhe KLGJ.
Pjesë e inaugurimit të kësaj godinë të hënë do të jenë e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj si dhe drejtuesit e KLP, KLGJ dhe Shkolles se Magjistraturës.
Si pjesë e reformës në drejtësi është edhe institucioni i SPAK, njohur si Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, godina e të cilës do të jetë aty ku sot ndodhen Prokuroria e Krimeve të Rënda.

https://youtu.be/MhEoQflh41g