VENDE VAKANTE

Për plotësimin e 6 (gjashtë) pozicioneve Këshilltarë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes procedurës së komandimit të prokurorëve

Posted

Për plotësimin e 6 ( gjashtë) pozicioneve  këshilltarë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes procedurës së komandimit të prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në përputhje me nenin 53/2 Ligjit nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 176/3 të ligjit nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, fton të gjithë prokurorët e shkallës së parë dhe të dytë të cilët nuk shërbejnë në një pozicion me mandat të kufizuar  dhe që nuk janë të komanduar në ndonjë pozicion tjetër, të shprehin interesin për t’u komanduar në pozicionin e Këshilltarit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin brenda datës 8 Shkurt 2019, ora 16.00, në adresën si në vijim:  Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Qemal Stafa” Nr. 1 Tiranë.

 Kërkesa për shprehjen e  interesit duhet të përmbajë këto dokumenta:

  1. Letër motivimi ku kandidati shpreh arsyet dhe motivin e kandidimit për këtë pozicion pune ( jo më shumë se dy faqe A4).
  2. CV- në tuaj.

Mbi zarf duhet të shënohet: “Shprehje Interesi për Komandim”.

Mirëpresim aplikimet Tuaja !