VENDE VAKANTE

Kandidatët për plotësimin e 6 (gjashtë) pozicioneve Këshilltarë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes procedurës së komandimit të prokurorëve.

Posted

Në vijim të procedurës së shpallur për plotësimin e 6 pozicioneve keshilltarë pranë KLP-së, përmes procedurës së komandimit të prokurorëve, kandidimi  u mbyll në datën 08.02.2019 ora 16.
Komisionit i janë paraqitur 10 shprehje interesi nga të cilat vetëm kërkuesja Vera Gruda nuk plotëson aktualisht statusin e magjistrates (gjë për të cilën i ka bërë dhe një kërkesë paralele Këshillit e do trajtohet në një moment të dytë).

Në lidhje me 9 kandidaturat e tjera, Komisioni i Verifikimit të Veprimtarisë Etike e Profesionale pasi shqyrtoj kërkesat dhe mori edhe mendimet e titullarëve të prokurorive përkatese, në bazë të ligjit, bën publike opinionet e mëposhtëme për sejcilën kandidaturë:

Opinione mbi kandidatët prokurorë që kanë shprehur interes për komandim pranë KLP :