AKTIVITETE

Njoftim mbi vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Seancën Plenare të datës 6 Mars 2019

Posted

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi sot në mbledhje plenare me shumicë votash strukturën organizative. Në rendin e ditës ishin edhe a) Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për 6 prokurorë: Hysni Vata, Gjon Fusha, Enkeleda Millonai, Julian Cafka, Altin Dumani, Artur Ismajlukaj; b) Miratimi i përfundimit të mandatit për Antoneta Sevdarin dhe Përparim Hasën dhe c) Miratimi për deklarim të mbarimit të mandatit të prokurorit Petrit Fusha. 

Me vendim të Këshillit, në rendin e ditës është vendosur edhe deklarimi për mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin Petrit Fusha sipas kërkesës për dorëheqjen e depozituar nga ky i fundit me datë 28 Shkurt 2019 pranë Këshillit të Lartë ë Prokurorisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me shumicë votash për mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin Petrit Fusha në datën 31 Mars 2019 në përputhje me Ligjin nr. 96/2016, nenin 65 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokuroreve në Republikën e Shqipërisë”. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Përparim Hasa, për shkak të plotësimit të moshës për daljen në pension.

Këshilli shyrtoi rastin e prokurores Antoneta Sevdari përsa i përket mbarimit të mandatit si anëtare e KLP-së për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit dhe vendosi të shprehet në mbledhjen e radhës së KLP-së. Shkak është bërë mungesa e shkresës zyrtare me vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit e cila nuk ka mbërritur ende pranë KLP.

http://ata.gov.al/2019/03/06/klp-pranon-doreheqjen-e-prokurorit-petrit-fusha/