Diskutimet në KLP, shumica e anëtarëve votojnë që përfaqësuesit e OPDAT dhe EURALIUS t’u bëjnë pyetje kandidatëve për prokurorë të posaçëm

Përfaqësuesit e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, OPDAT dhe EURALIUS, do të marrin në pyetje kandidatët për prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, në funksion të përzgjedhjes së kandidatëve më të aftë dhe me integritet. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, gjatë mbledhjes së datës 19 mars.

Këshilli ishte në dilemë nëse përfaqësuesit e OPDAT dhe EURALIUS do të kishin të drejtë vetëm për të marrë pjesë në intervistat e kandidatëve nga KLP apo dhe t’u drejtorin pyetje kandidatëve. Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, gjatë mbledhjes së dyer të mbyllura, hodhi në votim të dy propozimet, të cilat u reflektuan në rregulloren për mënyrën e përzgjedhjet së prokurorëve të posaçëm. Anëtarët e KLP mbështetën me votë variantin sipas të cilit përfaqësuesit e SHBA-BE mund t’u drejtojnë pyetje kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme.

Përfaqësuesit dhe OPDAT dhe EURALIUS në Tiranë kanë asistuar gjithashtu Këshillin e Lartë të Prokurorisë edhe për hartimin e rregullores mbi kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e kandidatëve për postin e kryeprokurorit.

https://shqiptarja.com/lajm/njerezit-e-shbabe-do-marrin-ne-pyetje-kandidatet-per-spakun