AKTIVITETE

KRYETARI I KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË, GENT IBRAHIMI NË STUDION E EMISIONIT “TEMPORA” NË RTV ORA NEWS

Posted

Dje kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ishtë i ftuar në studion e emisionit “Tempora” përballë gazetares Sonila Meço ku foli për ngritjen e SPAK, zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, zvarrjitjen e procesit për ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë, ndërhyrja e politikës në veprimtarinë e këtyre institucioneve dhe përfshirja e faktorit ndërkombëtar për të asistuar në mbarëvaitjen e këtyre institucioneve.

Ibrahimi: Dy procese që duhet të kalojnë për ngritjen e SPAK

Sipas tij janë dy procese që duhet të kalojnë të gjithë kandidatët që do të jenë pjesë e këtij institucioni të drejtësisë.
Sonila Meço: Kur do ta kemi SPAK-un?
Gent Ibrahimi: Përgjigja për SPAK është pak komplekse sepse që Shqipëria të këtë një Prokurori të Posaçme me ato kompetenca, me atë status për anëtarët e kësaj zyre që parashikon kushtetuta dhe ligji do të duhet të konsumohen dy procese. Procesi i parë është ai që konsumohet brenda KLP. Ne kemi 27 kandidatë, do të verifikohen nëse këta kandidatë i plotësojnë kushtet. Pasi të sigurohemi që të gjitha kandidatët i plotësojnë kushtet ne vijojmë një proces të vlerësimit të meritës profesionale. Përpiqemi të kuptojmë punën e tyre, dosjen e tyre, mënyrën si kanë performuar, sa të aftë janë në hetim, sa të vendosur janë dhe në fund një nuancë që ka të bëjë me integritetin. Pasi ne bëjmë punën tonë, këta kandidatë duhet të kalojnë në vetting. Vetëm kur të dy proceset të mbarohen, për një pjesë të kandidatëve ne mblidhemi dhe themelojmë SPAK-un. Kushtetuta thotë që duhet të ketë 10 anëtarë. Ne momentin kur sigurohemi që kandidatët kanë performancën e duhur dhe vettingu për 10 anëtarë  konsumohet atëherë ne krijojmë SPAK.  Ka dhe pikëpamjëe të tjera. A mund ta krijojmë SPAK me më pak se 10 anëtarë?
Sonila Meço: Ka vend për interpretim?
Gent Ibrahimi: Ka vend për interpretim. Sepse në fund të fundit SPAK nuk është një organ kolegjial, që ti duhet të presësh edhe anëtarin e fundit. Është një shifër kushtetuese, por qëllimi i asaj shifre është që të sigurohet që kjo zyrë e rëndësishme të jetë i imunizuar nga çdo sulm politik që mund të marrë trajtën e gërryerjes së shifrave. Pra kurrsesi më pak se 10.


Përjashtimi i prokurores Sevdari, anëtare e KLP-së. Ibrahimi: Organet e vetingut keqinterpretuan ligjin

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi komentoi vendimin e KPK-së për rastin e gjyqtares Antoneta Sevdari, e cila u përjashtua nga radhët e gjyqësorit.
Ibrahimi tha se një problem i vetingut është fakti se në disa raste është pak më eksesiv seç duhet dhe në rastin e Sevdarit është keqinterpretuar ligji.
 
Ibrahimi: Procesin e krijimit të këshillave nuk e ka zvarritur kërkush, por thjeshtë ka pasur disa tentativa për rrëzimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk e ka pezulluar zbatimin e këtyre ligjeve kështu që nuk është bërë shkas…
Meço: Ndikimi politik në të gjithë këtë proces ju ka shqetësuar?  Ne po flasim për një reformë të madhe që po ndërmerret nga një kalsë politike me kredibilitet që në një mënyrë apo në një tjetër këput degën që ka krijuar vetë.
Ibrahimi: Tani të kritikojmë klasën politike vetëm se ndërmori këtë reformë dhe se mund të këpusi degën që krijoi vetë?
Meço: Jo. Nuk e kritikojmë, por fakti që sot ndodhemi në këto vakume dhe në pamundësi për të zgjedhur një prokurore sipas ligjit të duhur, të kemi një veting më të besueshëm, veprime më ligjore e kështu me radhë, problemet politike do përdoren.
Ibrahimi: Kush është i pakënaqur nga vetingu?
Meço: Zonja Sevdari përshembull.
Ibrahimi: Problemi që kam unë me vetingun është se po tregohet në disa raste pak më eksesiv seç duhet.
Meço:  Në çfarë kuptimi?
Ibrahimi: Në kuptimin që ka raste siç është ai i zonjës Sevdari me të cilin organet e vetingut në gjykimin tim kanë keqinterpretuar ligjin. Ligji që kemi ne duke pasur parasysh shkallën e lartë të informalitetit që ekziston në këtë vend, kur shumë transaksione ekonomike, financiare nuk regjistrohen.

Intervista e plotë