Njoftim mbi vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Seancën Plenare te datës 25 Prill 2019

Në mbledhjen e zhvilluar sot,  Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me shumicë votash raportin për analizën e aftësive profesionale të prokurorëve subjekte rivlerësimit Edvin Kondili dhe Arben Qosja, pasi u njoh me raportin e përgatitur nga Komisioni i Vlërësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, bazuar në nenet 149/a, 179/b nenin “E” (aneksi) të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenin 189, pika 1, gërma “a” të Ligjit nr. 115/2016, “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”; nenet 40 dhe 42 të Ligjit Nr.84/2016 “ Për vlërësimin kalimtar të gjyqëtarëve dhe prokurorëve nëve në Republikën e Shqipërisë”.  Një kopje e këtij raporti i dërgohen menjëherë, Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me shumicë votash relacionin për projekt-vendimin “Për miratimin e projekt buxhetit afatmesëm për vitin 2020-2022” i hartuar nga Komisioni i Palnifikimit Strategjik i Administrimit dhe Buxhetin i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Bazuar në nenin 149/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenin 64, pika 1, shkronja c) të Ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; nenin 92 të Ligjit Nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore” i ndryshuar me Ligjin Nr. 104, datë 31.07.2014; Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi u njoh me të dhënat personale, nga Sektori i Burimeve Njerëzore për Prokurorin  Apostol Prifti votoi në unanimitet, projekt-vendimin për mbarimin e statusit të prokurorit për z. Apostol Prifti për efekt të mbushjes së moshës për pension pleqërie.

Komisioni Posaçëm për Vlerësimin e kandidatëve për SPAK nëpërmjet z. Sandër Beci informoi Këshillin se prokurori Vatë Staka ndërpret garën për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shkak të emërimit si anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjithashtu, z. Beci njoftoi të pranishmit për rastin e prokurorit Maksim Sota, kandidat për SPAK, i cili për arsye familjare nuk ka pasur mundësi të dorëzojë pranë Komisionit të Posaçëm në afatet kohore të caktuara nga ky komision , aktet e dosjes personale për vlerësimin e aktivitetit të tij. Këshilli vendosi të kontaktojë me z. Sota për t’u informuar nëse në këto kushte, ai do të vazhdojë garën.