Njoftim mbi vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Seancën Plenare të datës 21 Maj 2019

Komisioni i Karrierës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë paraqiti në mbledhjen plenare e radhës propozimin e saj për caktim të përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster. Bazuar nё nenin 149/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 59 pika 1 dhe 4, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nё nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjit115 Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, si dhe nё Rregulloren “Për caktimin e përkohshëm të Prokurorëve”, relatori i Komisioni i Karrierës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, z. Sandër Beci propozoi emrin e prokurorit Julian Cafka për caktim të përkohshëm në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster. Shkat i këtij emërimi është bërë shkarkimi nga Komisioni i Pavarur i Kualififimit të prokurorit Arben Pashko pas seancës dëgjimore e zhvilluar në datën 16 Maj 2019. Arben Pasho ka pasur një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej vitin 2011 ai mbante postin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Propozimi i Komisionit të Karrierës është miratuar me 11 vota pro.

Me 11 vota pro u miratua projekt-aktit për shtyrjen e fatit të caktimit të përkohshëm të prokurorit z.Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranё, në funksionin e drejtuesit në Prokurorinë pranё Gjykatёs sё Apelit tё Krimeve tё Rёnda. Z.Altin Dumani do tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit tё Krimeve tё Rёnda, përkohësisht nga data 22.05.2019 – 22.08.2019.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me 11 vota pro për shtyrjen e fatit të caktimit të përkohshëm të prokurores znj. Rozeta Qirjaqi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranё Gjykatёs sё Apelit Korçë. Znj.Rozeta Qirjaqi, do tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё, përkohësisht nga data 22.05.2019-22.08.2019.

Gjithashtu, me 11 vota pro është miratuar shtyrjen e fatit të caktimit të përkohshëm të prokurores znj. Irena Çunoti prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallёs sё Parё Korçë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurores në Prokurorinë pranё Gjykatёs sё Apelit Korçë. Znj.Irena Çunoti, do tё ushtrojё funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё, përkohësisht nga data 22.05.2019 – 22.08.2019.

Çeshtja e fundit në rendin e ditës ishtë miratimi i projekt-vendimit për caktim në detyrë të prokurorës Denisa Asko. Relatori i Komisioni i Karrierës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, z. Sandër Beci propozoi caktim në detyrë të prokurorës Denisa Asko në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Znj. Hasko ka qënë e komanduar në Ministrinë e Drejtësisë deri në datën 15 Maj 2019 dhe me mbarimin e periudhës e komandimit, kërkon rikthimin në sistemin e prokurorisë. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë votuan me 6 vota pro dhe 5 vota kundër ( Gent Ibrahimi, Alfred Balla, Tartar Bazaj, Kostaq Beluri, Sandër Beci ) propozimin për caktimin në detyrë të prokurorës Denisa Asko në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.