THIRRJE PËR PROKURORINË E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

NJ O F T I M

Datë 7 janar 2019

Në bazë të nenit 179/8 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” (këtej e tutje Ligji për SPAK) dhe të nenit 48/2 dhe 3 të Ligjit “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (këtej e tutje Ligji për Statusin),

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot fillimin e procedurave për plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (këtej e tutje Prokuroria e Posaçme).

NJ O F T I M

Datë 23 janar 2019

Prokuroret e interesuar per te kandiduar ne Prokurorine e posacme (SPAK), nuk eshte e nevojshme te dorëzojnë pranë KLP, dokumentacionin sipas pikave 2 deri ne 6 dhe konkretisht:

2.Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në drejtësi dhe e listës së notave;

3. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në Shkollën e Magjistraturës dhe e listës së notave (nqs ka);

4. Kopje e Dekretit të Presidentit për emërimin si Prokuror;

5. Kopje e Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm për caktimin si prokuror në Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Krimeve të Rënda ose Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme;

6. Kopje të 2 akteve të fundit të vlerësimit të punës dhe aftësive profesionale e morale si prokuror.

Gjithashtu ju sqarojmë se Keshilli i Lartë i Prokurorisë do të ushtrojë funksionin pranë ambjenteve të Prokurorisë së Përgjithshme kështu që dhe dokumentacioni duhet të adresohet në adresën :

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Qemal Stafa” Nr. 1, Tiranë .