THIRRJA PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR KANDIDATË NË PROKURORINË E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK)

Në vijim të njoftimit të shpallur në datë 07.01.2018, për fillimin e procedurave për plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nisur nga fakti që numri i kandidatëve të cilët kanë aplikuar nuk është ende i tillë që të mundësojë konkurrencën dhe përzgjedhjen e më të mirëve, Këshilli i Lartë ë Prokurorisë vendosi të shtyjë afatin për të pritur aplikimet deri më datën 21.02.2019.

Sa më sipër ftojmë dhe një herë prokurorët e interesuar që plotësojne kriteret sipas ligjit të sipërcituar të aplikojnë për vendet vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të interesuarit kanë kohë deri në datën 21.02.2019 për të paraqitur shprehjen e interest në adresën: Rr. “Qemal Stafa “nr.1. Prokuroria e Përgjithshme, Tiranë.