Njoftim për shprehje interesi për komandim si pedagog në Shkollën e Magjistraturës”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në përputhje me nenet 53 dhe 54 Ligjit nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 264 të ligjit nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, dhe pas vendimit nr.6 datë 29.01.2019, të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës,

Fton të gjithë prokurorët që plotësojnë kriteret ligjore të shprehin interesin për pozicionin e pedagogut të brendshëm në departamentin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, përmes procedurës së komandimit.

Aplikanti duhet të ketë eksperiencë mbi 15-vjeçare si prokuror, me eksperiencë në mësimdhënie universitare apo në Shkollën e Magjistraturës mbi 10 vjet.

Prokurori që shërben në funksionin e pedagogut të brendshëm të Shkollës së Magjistraturës, me kërkesë të tij, qëndron në detyrë si pedagog i brendshëm për një periudhë deri në 5 vjet, përveç rasteve kur jep dorëheqjen ose largohet nga detyra.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin brenda datës 25 shkurt 2019, në adresën:  Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Qemal Stafa” Nr. 1, Godina e Prokurorisë së Përgjithshme, Tiranë.

 Aplikimi për shprehjen e interesit duhet të përmbajë këto dokumenta:

  1. Letër motivimi ku kandidati shpreh arsyet dhe motivin e kandidimit për këtë pozicion pune.
  2. CV- në tuaj.

Mbi zarf duhet të shënohet: “Shprehje Interesi për Komandim si pedagog në Shkollën e Magjistraturës”.

Mirëpresim aplikimet Tuaja!