Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi priti sot në takim ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz.

04 Shkurt 2019

Konkretisht në këtë takim u bisedua rreth vazhdimit të mbështetjes dhe bashkëpunimit e qeverise gjermane për institucione të reja të drejtësisë në Shqipërinë  dhe në veçanti, për ecurinë e proçesit të ngritjes së struktures të KLP-së dhe situatën e aplikimeve për  Prokuroria e Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK), e cila ka si afat për dorëzimit të dokumentacionit, datën 7 Shkurt 2019.

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi theksoi faktin se reforma do të zbatohet, pavarësisht çdo pengese.”Transparencë dhe profesionalism në çdo hap të përzgjedhjes dhe vlerësimit për të dyja procese të rëndësishme për të cilat KLP është e përgjegjese: ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz vlerëson, se SPAK është institucion shumë i rëndësishëm për vettingun e politikanëve. “Pa një vetting të suksesshëm të gjyqësorit nuk mund të ketë një sistem gjyqësor të reformuar për të hetuar politikanët. Thelbi i dizenjimit të kësaj reforme është të reformojë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe të sigurojë një drejtësi pa korrupsion dhe ndikim politik. Shpresoj që në përfundim të saj do të ketë një sistem drejtësie tek i cili besojnë të gjithë. Procesi i Vetting-ut është çelësi i kapërcimit të korrupsionit tejet të përhapur dhe i një lufte më efikase kundër kriminalitetit në Shqipëri”.