Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, priti sot prokuroren speciale të USKOK, Tamar Laptosh.

06 Shkurt 2019

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, priti sot prokuroren speciale të USKOK, Tamar Laptosh.

Tamar Laptosh, prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri.

Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Laptosh tregoi se për të hetuar korrupsionin duhet së pari që të përzgjedhurit e SPAK-ut të kenë besueshmëri të lartë, të ketë koordinim mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe SPAK-ut si edhe të ketë vullnet.

Gjatë takimit me prokuroren speciale kroate, kreu i KLP-së Ibrahimi vlerësoi praktikën në Kroaci dhe vende të tjera si pikë referimi për funksionimin e institutioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.

Sipas tij, ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion sipas standardeve ndërkombëtare është prioritet i institucionit që drejton. Nga ana e saj, prokurorja speciale e USKOK, Laptosh tha se procesi i përzgjedhjes cilësore së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion është themeli i paanëshmërisë dhe integritetit në sistemin e drejtësisë. Ndërsa propozoi që SPAK të mbështesë punën mbi procese pro aktive.

Balkanweb.com