19 Dhjetor 2018
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi sot, në mbledhjen e saj të parë, kryetarin dhe nënkryetarin e saj.
Fillimisht mbledhja u drejtua nga Nurihan Seiti, anëtarja më e vjetër në moshë. Më pas u zhvillua votimi për kryetar, ku kandiduan Genti Ibrahimi, profesor i së drejtës, dhe Nurihan Seiti, avokate.
Me shtatë vota nga 11 anëtarë të KLP-së, kryetar i saj u votua Gent Ibrahimi. Ndërsa nënkryetar të KLP-së u zgjodh Alfred Balla, përfaqësues i shoqërisë civile.