OPDAT dhuron Këshillit të Lartë të Prokurorisë paisje elektronike

12 Shkurt 2019

Sot në ambjente të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përfaqesuesi ligjor i OPDAT, z. Jon Smibert i ka dorëzuar Kryetarit të KLP-së, z. Gent Ibrahimi, paisje elektonike të tipit laptop, server, scaner më vlerë 864,000 lekë. Ky është një donacion nga ana e OPDAT për Këshillin i Lartë i Prokurorisë në kuader të mbështetjes dhe bashkëpunimit që ky mision ofron për zbatimin e reformës në drejtësi.