Kështu në organin më të lartë qeverisës të akuzës numri i punonjësve do të jetë 65, megjithëse vetë KLP kishte kërkuar 75 vetë.Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, tha se kjo shtesë duhet për shkak se me krijimin e SPAK dhe Byrosë së Hetimit rritet dhe volumi i punës.
Gent Ibrahimi: Nevojat tona janë tani. Siç e dini ju Këshilli i Lartë i Prokurorisë është tani në procesin e kryerjes së dy detyrave më të rëndësishme, që i kryen tani në këto muaj përpara se të alokohet buxheti dhe strukturat. Jemi të detyruar nga ligji që ende pa u financuar dhe pa u mbështetur administrativisht dhe financiarisht të japim produkt sa i takon Prokurorisë së Posaçme, të japim produkt sa i takon Prokurorit të Përgjithshëm.