Zoti Ibrahimi kanë mbetur edhe dy ditë nga afati i përcaktuar nga Këshilli i lartë i Prokurorisë për kandidatët që duhet të aplikojnë për SPAK. Cfarë po ndodh konkretisht dhe sa është numri I kandidatëvëqë kanë aplikuar?
Pas zgjatjes së afatit që vendosëmnë mbledhjen tonë të shkuar dhe siç thoni dhe ju, po përfundon afati, Këshilli është në pritje dhe në përpjekje për të shpjeguar, për aq sa është e nevojshme, cilësitë e veçanta të cilat kërkohen nga kandidatët për të qënënë SPAK. Jo se prokurorët nuk janëtë vetëdishëm nëse janë apo jo të përshtatshëm për atëpozicion, por sidoqoftë, Këshilli e ndjen të nevojshme të bëjë pjesën e vet të shpjegimit. Në këte situate jemi ne, thjesht përpiqemi të ndërgjegjësojmë aq sa është e nevojshme, për rëndësinë e veçantë të këtij momenti dhe për cilësitë që kërkohen nga një prokuror i SPAK-ut. Natyrisht jemi në pritje, afati po afron, jemi ende në shifrën e 15 kandidatëve. Vazhdojmë të jemi optimist se do të kemi një numër të arsyeshëm, mbi 20, në mënyrë që të na lejojë të bëjmë një përzgjedhje midis tyre.
Në qoftë se numri i personave të përzgjedhur si prokurorë për SPAK do të jetë më i vogël se 10, supozojmë, ndërkohë që vetë stuktura kërkon të paktën 15 prokurorë, a mund të nisë nga puna SPAK?
Ka një dispozitë në Kushtetutë në fakt, që thotë në mënyre të qartë që Prokuroria e Posaçme ka jo më pak se 10 prokurorë. Ka pak vend për interpretim në këtë pikë për të kuptuar nëse ky është një urdhërim i pashmangshëm ose nëse Prokuroria e Posaçme mund të nisë me më pak prokurorë dhe më pas eventualisht, dora dorës të plotësohet me stafin e nevojshëm. Këshilli është në diskutim e sipër të kësaj çështje. Një linjë argumentimi qëështë e qartë nga vetë Këshilliështë fakti që SPAK nuk është një organ kolegjial që të jetë i nevojshëm plotësimi i plotë të themi, i numrit që ajo të fillojë të funksionojë. Ndoshta mund të fillojë të funksionoje edhe me mëpak. Ka një linje tjetër argumentimi që mendon se numri 10 është një dysheme poshtë së cilës nuk mund të shkohet, por jemi ende në diskutim. Unë mendoj se dotëjemi në gjendje të plotësojmëtë paktën 10 vende në SPAK dhe shpresoj të mos jemi në ato kushte të nevojes për të interpretuar paksa në mënyrë të sforcuar, urdhërimin kushtetues.
Cili do të jetë roli i KLP-së kur të vijë momenti i ngritjes së SPAK, do të jetë një ombrellë mbështetëse nga pikëpamja e burimeve njërëzore, organizative, cili do të jetë konkretisht roli i KLP-së?
Për fat të mirë, roli i Këshillit nuk është se mbaron me përzgjedhjen e kandidatëve dhe me emërimin e anëtarëve për SPAK. Natyrisht që kjo është pjesa e parë dhe në këtë fazë, kryesore e punës tonë, por menjëherë pas përfundimit të kësaj faze, ne e shohim veten tonë si garantues të SPAK, në kuptimin që SPAK të ketë të gjithë hapësirën e nevojshme që ia jep ligji, por që duhet t’ia garantojmë edhe ne, për të kryer atë punë për të cilët ligjin e ka ngarkuar. Kjo punëështë hetimi me profesionalizm dhe integritet i korrupsionit dhe ikrimit të organizuar, dy fusha të kriminalitetit të cilat janë të posaçme për nga vështirësia për t’u hetuar. Kështu që keta njerëz të cilët do të marrin përsipër këtë përgjegjësi të rëndësishme, do të kenë nevojëpër gjithë suportin e nevojshëm, dhe Këshilli do të jetë atje që ta ofrojë këtë mbështetje.
Ka një institucion tjetër të rëndësishëm qëvaret nga ju.Të paktën zanafilla e nisjes së procedurave për ta emëruar kreun e këtij institucioni. Flas për Prokurorin e Përgjithshëm. Kemi ende në detyrë një Prokurore të Përkohëshme. Cfarë do të bëjë Këshilli për të plotësuar këtë vakancë të rëndësishme si organ kushtetues, siç është Prokuroria e Përgjithshme?
Këshilli i Lartëi Prokurorisë, i cili është organi përgjegjës për identifikimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, i jep këtij procesi gjithë rëndësinë e duhur. Ne krahas punës për hartimin e një rregulloreje për vlerësimin e kandidatëve për SPAK, po punojmë edhe për një rregullore tjetër për vlerësimin e kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.Ligji na kërkon që në momentin që ne shpallim ta hapur garën për këtë pozicion, duhet të bëjmë publike edhe metodën e vlerësimit e përdorur për kandidatët. Kjo është arsyeja pse ligji na ka dhënë tre muaj kohë. Prandaj ne e kemi shfrytëzuar këtë kohë duke filluar nga data 19 Dhjetor kur Këshilli ka nisur punën. Në datën 19 Mars, ditën kur përfundon afati tre mujor, do të shpallim të hapur garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe atë ditë do të bëjmë publike edhe metodën e vlerësimit që do të përdorim për të shyrtuar kandidaturat dhe për t’i renditur ato.
Disa prokurorë kanë dalë jashtë sistemit të drejtësisë për shkak të vetingut sepse nuk i kaluan filtrat e KPK, porka të tjerë që janë në fazën e apelimit, përfshirë dhe një anëtare të Keshillit të Lartë të Prokurorisë, nëKolegjin e Posaçëm të Apelimit. Cili është roli i KLP-së për të zëvëndësuar këto vakanca që janë krijuar në sistemin e drejtësisë, sidomos kur bëhet fjalë për drejtues prokurorish apo për prokurorë të Prokurorisë të Përgjithshme?
Është e vërtetë se ky është një komplikim shtesë në punën e Këshillit. Natyrisht që ky rezultat që ne po shohim sot, pra që disa prokurorë po e lënë sistemin ishte më se i pritshëm. Vetingu thjesht po jep rezultatet për të cilët ai është konceptuar. Në këtë kuptim nuk ka asgjë të papritur, por vështirësia e krijimit të vendeve vakante në sistemin e prokurorisë mbetet.Eshtë një vështirësi e cila idealisht do të duhet të adresojë në hyrjen në sistem të prokurorëve të rinj, por mbetet fakt që ritmi i zbrazjes së sistemit nga prokurorët që dalin nëpërmjet vetingut, me ritmin e plotësimit të sistemit me prokurorë të rinj, nukështënë të njejtin hap. Më shumë prokurorë poikin nga çfarë po vijnë. Ne jemi të detyruar të mos e teprojmë me numrin e prokurorëve të rinj, sepse ata do duhet të kalojnë nëpërmjet një procesi të gjatë trajnimi qëështë ai i Shkolles së Magjistraturës që zgjat 3 vjet. Shkolla e Magjistraturës ka atë kapacitet që ka. Ne nuk mund ta shndërojmë këtë institucion në një tjetër institucion siç ishte ai i viteve ’90, i plepave, i cili prodhonte juristë në mënyrë industriale. Kjo tashmë nuk është e mundur. Kemi ato kapacitete që kemi dhe disa javë para, Këshillit iështë dashur të marrë një vendim delikat përsa i përket numrittë kandidatëve për prokurorë që duhet të pranonte Shkolla e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020. Ishte një moment kur Këshilli pati vështirësi të medha pikërisht për këtë situatë që thoni ju, që ndërkohë që sistemi po zbrazet nga prokurorët me probleme me profesionalizmin dhe integritetin, dhe kur ne duhet që këto vakanca t’i plotësojmë, por nuk mund t’iplotësojme me atë ritëm me cilën po konsumohet ndërkohë largimi i prokurorëve. Ne vendosëm për një numër 25, pra Shkolla e Magjistraturës do të prodhojë 25 kandidatë për prokuror në vitin akademik 2019-2020. Ritmi nuk është i njejtë siç e thashë. Problemi i vendeve bosh në sistemin e prokurorisë do të jetë një problem afat mesëm, disa vjeçar. Sidoqoftë ne mendojmë se ky është një problem më i vogël se sa mbushja e sistemit me prokurorë të papërgatitur.
Kohët e fundit ka patur akuza për një nga anëtarët e KLP-së. A mendoni se kjo e cenon besueshmërinë e këtij institucioni të ri të drejtësisë ne Shqipëri?
Po, patjetër që do ta cënonte në rast se në përfundim të proceseve ankimore të shqyrtimit të këtij akti administrativ të shkallës së parë, gjetja do të mbetej në fuqi. Pa dyshim që ligji parashikon që ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit nuk mund të jenë anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë dhe në rast se rezulton se është kështu, pa dyshim se besueshmëria e Këshillit do të merrte një goditje. Sidoqoftë unë jam besimplotë që procesi i shqyrtimit të ankimeve në rrugë administrative dhe gjyqësore, do të na mundësojë që të kemi në dorë njërezultat final të pakontestuar. Shpresoj të jetë një vendim përfundimtar i cili të thotë që “jo” nuk është e saktë që zotëria në fjalë ka qënë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Shpresoj të jetë ky rezultati dhe në rast se është kështu, të gjithë do të jemi më të qetë në ushtrimin e detyrave që naka lënë ligji. Në rast se rezultati do të jetë ndryshe, pa dyshim se Këshilli do të kishte një problem, jo thjesht numerik, por një problem tëimazhit siç e thoni ju. Pa dyshim që ne jemi në gjendje t’i absorbojmë goditjet e kësaj natyre. Këshilli duhet të bëjë punë të tjera të mira për të treguar para publikut dhe para vetës tonë në radhë të parë, se jemi në gjëndje të bëjmë detyrën pavarësisht problemeve të këtij lloji. Këshilli ka adoptuar pozicionin, që për ne ky akt administrativ i nxjerrë nga Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH) është vetën pikënisja e një procesi më të gjatë, rezultati i tëcilit është ende për t’u parë dhe ne jemi në pritje të këtij rezultati. E kam fjalën për ankimet administrative që ka ndërmarrë ndërkohë zoti Sheshi dhe për ato gjyqësore që ai mund të ndërmarrë.
Në fakt, ndërkohë që ju po flisni për pjesën që i takon KLP-së dhe që ka mjaft punë përpara për shkak tëreformës ne drejtësi dhe institucioneve të reja që do të ngrihen, jashtë ka një situatë të nxehtë politike. A ndikon kjo situatë në performancën e Këshillit?
Ne kemi një axhendë fikse e cila përcaktohet nga ligji. Në këtë kuptim, do të thosha që jo, situata politike nuk ndikon tek punët e Këshillit. Ne jemi të detyruar të bëjmë punët në afate të caktuara. Padyshim që në një kuptim më të përgjithshëm, situata politike ndikon kudo, tek jetët tona familjare në një farë mënyre, aq më tepër kjo është e vërtetë dhe në funksionin e institucioneve publike. Sidoqoftë, për fat të mirë, Këshilli ka një përbërje të tillë e cila e distancon nga politika dhe ka dhe një axhendë punësh, përgjegjësish, detyrash, të cilat duhen realizuar medoemos. Në këtëkuptim, do të thosha se situata politike ndikon aq sa ndikon në humorin e secilit prej nesh si individ por jo në axhendën dhe detyrat e Këshillit.
Pyetja e fundit, po ju intervistoj sot në zyrat të Prokurorisë së Përgjithshme ku duket se jeni vendosur përkohësisht, por në fakt u bënë tre muaj që keni nisur detyrën, z. Ibrahimi. Cfarë po ndodh me zyrat e reja të KLP-së?
Eshtë një çështje që ende nuk ka zgjidhje. Në fakt, siç ju thatë kemi tre muaj që jemi mysafirë afatgjatë në Prokurorinë e Përgjithshme. Shpresoj që nuk do të jetë ende shumë e gjatë prania jonë këtu. Kemi disa opsione, por akoma nuk ka dritë jeshile për një zgjidhje përfundimtare të problemit të zyrave të Këshillit. Ky është problem i rëndësishëm më duhet ta theksojë, sepse siç doli edhe nga intervista, pikërisht në këto muajt e para të jetes së tij, Këshilli kryen detyrat më të rëndësishme: zgjedhja e anëtarëvë të SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm. Do të ishte një paradoks i çuditshëm që kur ne të mbarojmë këto punët tona më të rëndësishme, pikërisht ateherë do të plotësohemi me staf dhe me zyra. Do tëduhet të ishin atje që në fillim. Sidoqoftëështë një sforcim ekstra që ia kemi borxh shoqerisë.