Me 27 aplikime, sot mbyllet afati per aplikimin në SPAK (lista)

Sot mbyllet afati i caktuar në datën 6 Shkurt 2019 në mbledhjen plenare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për  fillimin e procedurave për plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) pozicioneve vakante në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Numri total i aplikantëve për t’u bërë pjesë e SPAK është 27 për 15 vende vakante. Sipas kritereve të vendosura me ligjet e Reformës në Drejtësi, për këtë pozicion mund të kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi dhjetë vite eksperiencë dhe nuk kanë pasur masë disiplinore në fuqi. Prokurorët e posaçëm emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi janë filtruar nga Inspektoriati i Pasurisë dhe Autoriteti i Sigurisë Kombëtare, për një mandat nëntë vjeçar. Mandati pezullohet apo të ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit. Në përfundim të mandatit, ai kthehet në pozicionin e mëparshëm ose në pozicione të lira të sistemit të prokurorisë, duke marrë përparësi mbi kandidatët e tjerë. Prokurorët e Posaçëm veprojnë dhe marrin vendime në mënyrë të pavarur