Kërkesa për shkarkimin e Arta Markut, KLP: Nuk është në kompetencën tonë

“Nuk është në kopentencat tona, argumentimin do ta bëjë me një shkresë që do t’ia drejtoj opozitës”, u shpreh Kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpalli moskompetencë ndaj kërkesës së partive opozitare PD-LSI, për shkarkimin e Kryeprokurores, Arta Marku. Në mbledhjen e këtij Këshilli u deklarua se ky vendim nuk është në kompetencat e tij dhe se shkresa për shkarkimin e Kryeprokurores duhet të marrë përgjigje nga Komisioni i Disiplinës.

Në një deklaratë për mediat Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi nuk dha komente për institucionin kompetent për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, ndërkohë që deklaroi se përgjigja është dhënë në shkresën e cila bëhet publike ditën e nesërme.Grupet parlamentare të PD dhe LSI depozituan në datë 29 Janar një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së i cili ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

https://shqiptarja.com/lajm/miratohet-unanimisht-komandimi-i-gjashtw-keshilltareve-prane-klp