Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Gent Ibrahimi priti sot në takim Zëvëndës Presidentin i EUROJUST, z. Fillipo Spiezia

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Gent Ibrahimi priti sot në takim Zëvëndës Presidentin i EUROJUST, z. Fillipo Spiezia i shoqërur nga organizatorët e këtij takimi, Drejtuesi e projektit PAMECA V, z. Carlo d’Achille dhe Zv/Drejtuesi e projektit PAMECA V, z. Carmine Pirozzoli.

Ky takim i organizuar nga PAMECA vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në 5 Tetor 2018 me EUROJUST, për përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, për lehtësiminin dhe bashkërendimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale ndërmjet Shqipërisë dhe një apo më shumë shteteve anëtare të BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin. Gjatë takimit, z. Spiezia paraqiti objektivat dhe arritjet e këtij projekti, duke theksuar nevojen e caktimit nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të një prokurori shqiptar si koordinator pranë këtij organizmi në kuadër të marrëveshjes për asistencë dhe baskëveprim deri në Dhjetor 2019. Prokurori i zgjedhur do të jetë pjesë e investigimeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe do të rrisë bashkëpunimin operacional për sa i përket shkëmbimit sa më shpejt dhe sa me efikas të informacionit me interes të lartë për procesin e hetimit.

Nga ana e tij, z. Ibrahimi siguroi të pranishëmit për gadishmërinë e Këshillit për të mbështetur këtë projekt duke përzgjedur kandidatin e duhur nga radha e prokurorëvë të cilët do të plotësojnë kriteret të kërkuara për këtë pozicion. Gjithashtu, Kryetari i KLP-së theksoi faktin se tashmë reforma në drejtësi është duke vepruar sipas kuadrit ligjor dhe afateve të përcaktuara për zbatimin e saj.