
Në mbarim të seancës plenare të zhvilluar sot, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i është përgjigjur interesimit te mediave mbi ecurinë e procesit për përzgjedhjen e kandidatëve për SPAK.
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi para gazetarëve: “Brenda korrikut do të ndodhin intervistat, do të ndodhë pikëzimi dhe renditja e kandidatëve. Pra do të kemi listën e fituesve përsa na përket ne. Por ne nuk marrim një vendim për krijimin e SPAK, për sa kohë që këta kandidatë fitues nuk kalojnë shkallët e vettingut”
“Nga data 8 korrik deri më 12 korrik, zonjat dhe zotërinjtë që kanë emrin me A, do të kenë fatin të vlerësohen të parët, e kështu me radhë. Të gjithë kandidatët do të intervistohen”, tha kreu i KLP, Gent Ibrahimi.
http://top-channel.tv/2019/06/27/kreu-i-klp-brenda-korrikut-gati-lista-e-emrave-per-ne-spak/