Intervistat për vlerësimin e kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, njofton se nga data 08.07.2019 deri në datën 12.07.2019 do të zhvillohen intervistat me kandidatët. Në zbatim të nenit 14, pika 3 të rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”: Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video.