Në zbatim të Kreut IV dhe Kreut V të Vendimit nr. 118, datë 05/03/2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kritereve specifike të shpallura në shpalljen për konkurrim për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues (TND), njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit janë.
- Esmir Rringaj
- Ilirjana Nano
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 17 Korrik 2019, në orën 11:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Rr. Qemal Stafa, Tiranë. Pas zhvillimit të testimit me shkrim kandidatët do të njoftohen nëpërmjet adresës së tyre të email në lidhje me datën dhe orën e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë.