SPAK drejt ngritjes, Gent Ibrahimi: ja pse intervistat duhet të zhvillohen pa praninë e mediave

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi sot procesin e intervistimit të kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Sot para anëtareve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u morën në pyetje Altin Dumani, që është drejtues në Prokurorinë  e Apelit të Krimeve të Rënda, Anton Martini prokuror te Krimet e Rënda,  Arben Kraja prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Anita Jella drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.
Ndërkohë që nesër në datë 9, në 10, 11 dhe 12 korrik do të dalin para KLP-së prokurorët e tjerë që kandidojë për të qenë pjesë e SPAK-ut.

Të martën, radhën për t’u intervistuar e kanë 5 prokurorë të tjerë, mes tyre kryeprokurorja e krimeve të rënda, Donika Prela, por edhe Besim Hajdarmataj, Behar Dibra, Besnik Muçi dhe Doloresa Musabelliu.

Në fund të intervistimit të katër kandidatëve të parë, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, zbuloi arsyet pse ky proces i vendos të bëhej me dyer të mbyllura dhe jashtë syrit të kamerave.
“Çështjet konkrete. Intervistat janë regjistruar në audio dhe video, sepse ndonjëri kandidat mund të ankimojë vendimin tonë. KLP është e prirur të jetë e hapur. Ajo çka ndodhi sot, në intervista, ishte pjesë e një procesi administrativ, dedikuar shqyrtimit të kandidatëve. Sot konfirmuam gjetjet paraprake të komisionit. Kur të kemi gati relacionet për çdo kandidat, regjistrimet do bëhen në formë publike” ka thënë ndër të tjera kreu i KLP.

Intervistat regjistrohen nga komisioni me audio dhe video dhe për çdo ankimim të mundshëm t’i vihet në dispozicion të interesuarve. Procesi i fundit që do të mbyll dhe ngritjen e SPAK nisi sot dhe do të përfundojë më 12 korrik, për 22 kandidatë.

https://balkanweb.com/spak-drejt-ngritjes-ibrahimi-pse-kandidatet-u-pyeten-ne-fshehtesi/