SPAK-Intervistohen katër kandidatë të tjerë për njësinë antikorrupsion

Krahas vettingut që presin shumica e prokuroreve për në SPAK, kjo javë është vendimtare për 22 garuesit  që mendojnë se janë njerëzit e duhur, të cilët do të marrin në dorë hetimin ndaj të korruptuarve dhe krimin e organizuar.

Gjatë  ditës u intervistuan katër prokurorë, ku përveç pyetjeve nga anëtaret e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nuk kanë munguar edhe pyetjet nga ndërkombëtaret kryesisht nga Mishel Lakomy e misionit Opdat. Përveç prokurorit Behar Dibra, i cili për shkak të një procesi gjyqësor, e kishte të pamundur të përballej me KLP, të tjerët siç kishte përcaktuar agjenda prezantuan jo vetëm karrierën si prokurore, por nuk ju shmangen dot edhe çështjeve sikurse përgjimet për dosjen 339 .
A  jeni kërcënuar ndonjëherë dhe si keni reaguar? A  keni patur presion nga shefi juaj? Sa  gjuhë të huaja flisni? Përveç pyetjeve profesionale, këto ishin disa nga pyetjet e drejtuara kandidateve për në SPAK.
Deri  më tani janë intervistuar Altin Dumani, Arben Kraja, Anton Martini, Anita Jella, Besim Hajdarmataj, Donika Prela, Doloreza Musabelliu dhe Besnik Muçi. Të  tjerët e kane radhën në ditët në vazhdim deri të premten.
Sipas një kalendari që i ka radhitur sipas shkronjave  të alfabetit, por që pas intervistimit do pikëzojë secilin sipas kontributit në drejtësi, derisa vettingu të thotë fjalën vendimtare për çdonjërin.

http://top-channel.tv/2019/07/09/spak-po-zgjidhen-prokuroret-speciale-kontrollohen-kater-kandidatet-per-njesine-antikorrupsion/

https://youtu.be/R-_rOK0nwmo