4 kandidatët në garë për SPAK në ditën e fundit të intervistave

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka intervistuar sot Katër kandidatë të SPAK, të cilët njihen edhe si prokurorët e dosjeve “të nxehta”, përkatësisht Ndini Tavani, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Maksim Sota.
Kandidatët janë pyetur për karrierën e tyre dhe vështirësitë që kanë hasur gjatë punës në sistemin e drejtësisë, si dhe për dosjet e bujshme që kanë hetuar. Javën e ardhshme do të bëhet pikëzimi i të gjithë kandidatëve.
Ata duhet të plotësojnë dy kushte kryesore për të qenë pjesë e SPAK, të kenë kaluar Vettingun, si dhe të kenë marrë pikë të mjaftueshme në procesin e pikëzimit, që lidhet me dosjet që prokurorët kanë hetuar dhe me kontributin e tyre në sistemin e drejtësisë. Në momentin që do jenë pesë emra të konfirmuar, KLP i jep “ok” ngritjes së SPAK. Deri më tani vetëm dy kandidatë e kanë kaluar Vettingun.

http://oranews.tv/article/prokuroret-e-dosjeve-te-nxehta-para-klp-mara-flet-339-prenci-dosjen-tahiri-kam-pasur-presion

https://youtu.be/6XwtQ1H9AxE