3 vjet nga Reforma e Drejtësisë, ambasada e SHBA-së: Zyrtarët e korruptuar para drejtësisë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujton sot 3 vjetorin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke deklaruar se çdo kush do jetë i barabartë para ligjit dhe se zyrtarët e korruptuar do përballen me drejtësinë.
Ambasada e SHBA-së ka publikuar edhe një video lidhur me reformën në drejtësi se si po zbatohet dhe si do të ndikojë në jetën e qytetarëve shqiptarë. “Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Çfarë është reforma në drejtësi. Ndal Korrupsionit”, shprehet ambasada në videon informuese të publikuar në rrjetet sociale.

http://ata.gov.al/2019/07/22/3-vjet-nga-miratimi-i-reformes-ne-drejtesi-ambasada-e-shba-se-zyrtaret-e-korruptuar-para-drejtesise/