
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot ne mbledhjen e radhës emrat e prokurorëve të përkohshëm në disa prokurori.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me 10 vota pro, projekt-vendimin për caktim të përkohshëm të prokurorit Julian Cafka në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Ky emërim vjen pas shkarkimit të drejtuesit të prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pasho.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, është miratuar 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani, në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
Gjithashtu është miratuar me 9 vota pro dhe 1 kundër, emërimi i përkohshëm i prokurorit Lazër Çardaku, si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
Rozeta Qirjaqi është emëruar si drejtuese e prokurorisë pranë gjykatës së Apelit në Korçë, ndërkohë që Irena Cunoti është emëruar si prokurore pranë gjykatës së Shkallës së Parë në këtë qytet.
Ndërkohë që është shtyrë shqyrtimi i kërkesave dhe miratimi i projekt-vendimeve për caktim në detyrë të znj. Edlira Bako dhe znj. Pranvera Gruda.
https://balkanweb.com/klp-merr-vendime-cakton-prokuroret-e-perkohshem/