NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE

5 (pesë) Këshilltarë në Njësinë e Mbështetjes së Komisioneve në Departamentin e Shërbimeve Ligjore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – kategoria: II-b

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

5 (pesë) Këshilltarë në Njësinë e Mbështetjes së Komisioneve në Departamentin e Shërbimeve Ligjore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – kategoria: II-b

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

  • Arben Shkëmbi
  • Erjola Xhuvani
  1. Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 2.9.2019., ora 10:00 në mjediset e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Rr “Qemal Stafa”, Nr 1, Tiranë.
  2. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 2.9.2019., ora 11:00 në mjediset e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Rr “Qemal Stafa”, Nr 1, Tiranë