Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi thotë se ngritja e SPAK do të bëhet kur kandidatët të kalojnë procesin e vettingut në të dyja shkallët
Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi thotë se ngritja e SPAK do të bëhet kur kandidatët të kalojnë procesin e vettingut. I pyetur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në lidhje me numrin e prokurorëve që duhet për të ngritur SPAK , pasi janë kualifikuar tashmë15 kandidatë, Ibrahimi ka thënë se vendimi do të merret nga Këshilli.
Ndërsa për sa i përket Prokurorisë së Përgjithshme kandidatët janë në procesin e fundit të verifikimit nga ana e Këshillit para shpalljes së listë me renditjen finale për plotësimin e këtij pozicioni.
Gent Ibrahimi: “Jemi në hapat e fundit të një procesi të gjatë. Kemi analizuar dhe miratuar 15 kandidatë që në cdo çast mund të emërohen në SPAK. Ju e dini që është edhe një kusht që duhet të kalojnë vettingun. Është procesi i fundit kalimi i vettingut. Por vetëm 5 e kanë kaluar tre të tjerë janë në fazën e fundit. 7 të tjerë janë në faza të ndryshme. 2 janë në kolegjin e apelimit të ankimuar. Ata të tjerët janë në shkallën e parë të vettingut.
7 kandidatë janë në faza të ndryshme të procesit të vettingut. KLP e ka diskutuar këtë opsion, pra opsionin kur SPAK ngrihet edhe më pak se 10 prokurorë. Sot përfshihemi në këtë rol në garantimin e mbrojtjes për prokurorët, ndaj të dhënat si disponojmë. Në një kohë të dytë do t’ju japë përgjigjie. Unë s’paragjykoj vendimet e Këshillit. Këshilli do e miratojë listën. Ne do shprehim edhe qëndrimin tonë për këtë klauzolë të kushtetutës që thotë se SPAK s’mund të veprojë me më pak se 10 prokurorë.”
Pas shkarkimit të Hysni Vatës si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot në mbledhjen plenare caktimin e përkohshëm në këtë pozicion të prokurorit Abaz Muça. Mësohet se Muça është caktuar në këtë detyrë me 8 vota pro. Kujtojmë se Hysni Vata është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me datë 9 Shtator, pasi nga hetimet ka rezultuar se nga analiza financiare ai ka balancë negative dhe mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.
Po ashtu në mbledhje është miratuar projekt-akti pёr ndërprerjen e caktimit tё përkohshëm tё Drejtueses sё Prokurorisë pranë Gjykatës së së Shkallës së Parë Dibёr, Esmeralda Keshi (Cami), e cila ka shprehur interes për të kandiduar për pozicionin vakant në KLP. Ndërsa në vend të saj u miratua me 8 vota pro caktimi i përkohshëm i prokurorit Rifat Kojku.
Ndërkohë, në seancën e sotme kanë munguar 2 anëtare, Nurihan Seiti dhe Bujar Sheshi. Po ashtu, në mbledhje u miratuan me shumië votash projekt-aktet e vlerësimin në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Brahim Dragjoshi si dhe për prokuroren Pranvera Pustina.
SPAK me më pak se 10 prokuror, Kreu i KLP: Do dalim me vendimin, në pritje të vettingut për 3 hetues
E shkarkoi KPK, ja kush do e drejtojë Prokurorinë e Matit. Në Dibër Rifat Kojku