Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka raportuar sot në mesditë para Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Reformës në Drejtësi në një seancë të zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe konkretisht tek salla e mbledhjeve të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut.

Komisioni i Pavarur përbëhet nga 5 anëtarë. Ata janë të gjitihë profesionistë në fushën e të drejtës, ndërsa zgjidhen nga Kuvendi dhe kanë si objekt të veprimtarisë së tyre, monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes në sistemin e drejtësisë.
Në nisje të seancës kryetari i KLP, Gent Ibrahimi është pyetur për çështjen e Bujar Sheshit, anëtar i KLP-së, ku Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e kishte akuzuar se ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit.
Në përgjigje të kësaj pyetje, Ibrahimi është shprehur se autoriteti i dosjeve duhet ishte përgjigjur brenda 7 ditëve për kërkesën për të bërë verifikimet për kandidatët për Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë.
“Gjykata administrative me vendim të datës 12 prill ka vendosur të pranojë kërkesën e padisë të z. Sheshi. Prokuroria pas hetimeve ka pasur disa bazime, arriti në përfundimin se Sheshi nuk ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit”,-është shprehur Ibrahimi.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë foli për krijimin e SPAK, ku tha se institucioni që ai drejton ka miratuar listën me 15 kandidatë për SPAK, ndërsa shtoi sot ky institucion nuk është formuar ende pasi anëtarët duhet më parë të kalojnë procesin e vettingut në formë të prerë.
“KLP ka miratuar listën prej 15 kandidatë për anëtarë te SPAK. Ende sot nuk ka SPAK sepse ende nuk ka përfunduar procesin e vettingut me vendim të formës se prerë. KLP do i duhet të marrë vendim nëse mundet që SPAK të krijohet me më pak se 10 anëtarë, apo ka imponim kushtetues. Na takon ne të themi nëse është e mundur apo jo që SPAK të nisë me 10 anëtarë. Ne marrjen e këtij vendimi do na duhet të marrim parasysh edhe disa elemente praktikë”.
Ai u ndal edhe tek procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm. Sipas Ibrahimit, ky proces duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët, ndërsa theksoi se në fund zgjedhja e tyre do varet thjesht nga vlerat që përfaqësojnë. Kur hapen gara për pozicione të rëndësishme si kryeprokurori, këshilli ka detyrën të vë në kushte të barabarta kandidatët. Rregulloret q ë n ë bëmë, në llogari të fundit të mos kishte asnjë pabarazi mes kandidatëve. Kandidatët kanë mundësinë t ë tregojnë vlerat e tyre”.
Ibrahimi: Në tetor, rendisim kandidatët për Prokurorin e Përgjithshëm
Nesër përfundon faza e parë e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm