Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së sotme miratoi listën e kandidatëve që kanë shprehur interesin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën pas vlerësimit paraprak.
Në nisje të mbledhjes, Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së, deklaroi: “Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati. Çdo anëtar i Këshillit do të shprehë mendimin e vet për plotësimin e kushteve ligjore për 4 kandidatët në garë”.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në rend alfabetik, vendosi se dokumentacioni të paraqitur nga kandidatët Arta Marku, Fationa Memçaj dhe Olsian Çela i plotëson kushtet ligjore për të vijuar garën të metejshme për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm , ndërsa kandidati i katërt, avokati Lulzim Alushaj nuk plotëson kushtin e 15 vjet përvoje pune si jurist i spikatur të parashikuar në nenin 148/a pika 3 të Kushtetutës, nenin 22 të ligjit 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Gjithashtu, nga shyrtimi i dokumentacionit të paraqitur nga kandidati Lulzim Alushaj rezulton se ai nuk ka plotësuar rregullisht vetëdeklarimet për plotësimin e kushteve ligjore të përcaktuara në nenin 148/a pika 3 e Kushtetutës, nenin 22 të ligjit 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” si dhe nenin 4/pika 2/a), b) të rregullores “ Për kriteret dhe proçedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”. Ankimet kundër vendimeve për përjashtimin e kandidatëve bëhen në Gjykatën Administrative të Apelit jo më vonë se 3 ditë nga dita e njoftimit të vendimit sipas nenin 31 pika 5 dhe 6 të ligjit 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Këshilli nuk ndërmerr veprime të mëtejshme deri në përfundimin e procesit të ankimit ose veprimeve të Gjykatës Administrative të Apelit, në përputhje me nenin 31 të ligjit 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. mbi Prokurorinë.
Lista përfundimtare/ Emrat e tre kandidatëve për kryeprokuror të Shqipërisë