Vendimet e marra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në sencën plenare e datës 27 Shtator 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot në seancë plenare për të vendosur mbi katër caktime të përkohshme, tre në nivel drejtues prokurorie dhe nje në nivel prokuror dhe ka miratuar me shumicë votash raportin “Mbi veprimtarinë e Këshillit tё Lartё tё Prokurorisё pёr periudhën dhjetor 2018-korrik 2019” dhe rregulloren “Pёr procedurën e verifikimit tё kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin, emërimin si magjistrat dhe caktimin nё pozicion tё kandidatёve pёr prokurorё, si dhe zhvillimin e karrierёs sё prokurorёve”.

Ndërkohë është shtyrë për mbledhjet e ardhshme miratimi i projekt-aktit “Pёr rregullat pёr caktimin mbi bazё tё parimit tё rotacionit tё avokatit mbrojtёs nga lista e avokatёve qё ofrojnё shёrbimet e ndihmёs juridike dytёsore nё procesin penal” dhe projekt-akti “Për rregullat për garantimit e mbrojtjes së detyrueshme”.

Relacionet e këtyre projekt akteve janë vënë në dispozicion nga Ministria e Drejtësisë. Avokati mbrojtës është detyrim që buron nga ndryshimet e fundit në Kodit të Procedurës Penale, ne nenin 29 dhe 29 a. Dhe nga miratimi i ligjit 111/2017 “Për ndihmën juridike, të garantuar nga shteti”. Anëtaret e Këshillit kërkuan kohë të njihen me këto projekt akte duke i shqyrtuar paraprakisht në grupet e punës.

Është miratuar me 10 vota pro projekt–vendimi për caktimin e përkohshëm të prokurorit Z.Edmond Karriqi, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Me 10 vota pro është miratuar projekt-vendimi për zgjatjen e afatit të caktimin e përkohshëm të prokurorit Arben Dyla në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Po me 10 vota pro është miratuar projektvendimi për zgjatjen e afatit të caktimin e përkohshëm të prokurores Vjoleta Shkurta në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe projekt–vendimi për zgjatjen e afatit të caktimin e përkohshëm të prokurores Alma Bramo në pozicionin Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Nisur nga gjëndja aktuale dhe nga domosdoshmëria për implementimin e ligjeve në kuadër të reformës në drejtësi, të ushtrimit të kompetencave të plota të KLP-së, sipas organikave të miratuara, mirëadministrimin e strukturës drejtuese pranë çdo prokurorie sipas emërtesës dhe disiplinimin e punës në çdo rreth gjyqësor, dhe implementimin e kushteve të parashikuara në “ Rregulloren për caktimin e përkohshëm të prokurorëve”, çmohet e domosdoshme procedimi me vendimmarr i KLP-së për ndërprerjen e caktimeve të përkohshme në prokurori të ndryshme nga ato ku prokurorët kanë emërimin, të kryera nga Prokurori i Përgjithshëm.

Aktualisht janë 27 caktime të përkohshme të kryera me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm ende në fuqi, 8 prej të cilave janë caktime të përkohshme me cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë.

Në seancën e sotme, Këshilli  ka miratuar me 9 vota pro dhe 1 kundër (Kostaq Beluri) projekt-vendimet pёr ndërprerjet e caktimeve tё përkohshme tё 13 prokurorёve tё caktuar nё Prokuroritё e juridiksionit tё pёrgjithshёm: Arben Allajbeu, prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkalles së Parë Durrës me urdhër nr 153 dt .30.05.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Tiranës.

Astrit Halili, prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Krujë me urdhër nr.236 dt.02.11.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë Shkodër.

Agim Dalipaj prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Lezhë me urdhër nr.31 dt.17.01.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Tropojës.

Agron Gjana prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë me urdhër nr.78 dt.02.03.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Durrësit.

Ajola Prençi (Ymeri) prokurore e caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Shkodër me urdhër nr.28 dt.17.01.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë Kurbinit.

Edina Kurti prokurore e caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Durrës me urdhër nr.237 dt.02.11.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Kavajës.

Elidon Hysenaj prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë me urdhër nr.275 dt.07.12.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Sarandës.

Erjon Shqarri prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë me urdhër nr.276 dt.07.12.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Vlorës.

Esmeralda Ndoci prokurore e caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan me urdhër nr.280 dt.07.12.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Shkodrës.

Gentjan Habazaj prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë me urdhër nr.124 dt. 27.04.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë Beratit. Ky vendim është votuar me 8 vota pro dhe 2 kundër ( anëtarët Kostaq Beluri dhe Bujar Sheshi).

Kreshnik Ajazi prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Tiranë me urdhër nr.155 dt.30.05.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Elbasanit.

Saimir Bahiti prokuror i caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Gjirokastër me urdhër nr.216 dt.12.10.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë Shkodër.

Suela  Beluli prokurore e caktuar përkohësisht në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Durrës me urdhër nr.239 dt.02.11.2018 të Prokurorit të Përgjithshëm, me emërim në Prokurorinë e Fierit.

KLP zgjat afatin e 3 prokurorëve në rrethe, miratohet raporti dhjetor 2018-korrik 2019