AKTIVITETE

Hagë/ Kryetari i KLP takon presidentin e Eurojust, Ladislav Hamran

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi vizitoi ambjentet e Eurojust në Hagë dhe takoi presidentin e Eurojust, z.Ladislav Hamran. Eurojust është agjensi e Bashkimi Europian e fokusuar mbi bashkëpunimi ligjor në çështjet penale midis shteteve anëtare.Eurojust mbështet me logjistikë dhe informacion vëndet të BE-së duke krijuar ura bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin të  integruar të kufive. Agjensia ka selinë qendrore në Hagë dhe aktualisht përbëhet ngambi 100 prokurorë nga vëndet të Europës.

Takimi është realizuar në kuadër të prezantimit të zbatimit të reformës në drejtësisë dhe krijmi i institucioneve të reja SPAK dhe BKH.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi ka siguruar  presidentin i Eurojust, z. Hamran për angazhimin maksimal të Kēshillit të Lartë të Prokurorisë për përfaqësim të përhershëm në Eurojust dhe bashkëpunim të ngushtë me partneret europianë në nivel opracional dhe  shkëmbim informacionit.

Ibrahimi u shpreh se “Kemi nënshkruar tashmë marrëveshjen e bashkëpunimit me Eurojust dhe do të caktojmë së shpejti një prokuror pranë saj. Eurojust do të bashkëpunoj me SPAK dhe BKH në operacione ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit organizuar”.

Kryetari Ibrahimi siguroi presidentin Hamran se prokurori shqiptar të cili do të jete pjesë te Eurojust do të intensifikojë nivelin e bashkëpunimin në nivel operacional me këtë agjensi duke ndërtuar një kanal komunikimi përhërëshëm.