Hagë/Kreu i KLP-së pritet në vizitë zyrtare nga Prokurori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Holandës, z.Gerrit van der Brug

Gjatë vizitës në Hagë, kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi takoi Prokurorin e Përgjithshëm të Mbretërisë së Holandës, z.Gerrit van der Brug, i cili i prezantoi mënyrën e funksionimit të Prokurorisë të Përgjithshme dhe pavarësinë e saj institucionale ndaj faktorit politik dhe atij ekzekutiv në veçanti. Në Mbretërinë e Holandës, Prokuroria e Përgjithshme përbëhet nga 900 prokurorë, 10 prokurori distriktuale ku 70% janë prokurore femra, 200 mijë çështje penale në vit për një popullësi prej rreth 17 millionë banorë. Gjithashtu, ekziston edhe Asambleja e Prokurorëve, një organ i pavarur i cili këshillon dhe mbron prokurorët gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.

Zoti Gerrit van der Brug i kërkoi zotit Ibrahimi intensifikimi i bashkëpunimit, pika kontaktit të besueshme, me integritet dhe profesionalizëm në prokuroritë dhe policinë shqiptare, për të bërë të mundur shkëmbimin në kohë optimale të informacioneve dhe organizimin e operacioneve të përbashkëta në kuftën kundër krimit të organizuar dhe narkotrafikut.

Kryetari i KLP-së shpjegoi ndryshimet që po kalon gjithë sistemi e drejtësisë në vënd duke u shndëruar në një efort kombëtar me qëllim rritjen e kredibilitetit, integritetit dhe pavarësisë së magjistratëve. Gjatë gjithë procesit, faktori ndërkombëtar ka monitoruar çdo fazë të zbatimit të Reformës në Rrejtësi në Shqipëri.

Zoti Ibrahimi siguroi z.Gerrit van der Brug se së shpejti Shqipëria do të këtë dy institucione të reja SPAK dhe BKH si partnere të besueshme në luftën kundër krimit organizuar.