Është zhvilluar sot në sallën e mbledhjeve të Prokurorisë së Përgjithshme seanca plenare e radhës e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me rendin e ditës të dakortësuar paraprakisht me anëtarët të Këshillit. Seanca është mbajtur në prezencë të 10 anëtarëve.
Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi tha para mediave prezente në nisjen e seancës se procesi i përzgjedhjen e kandidatëvë për prokuror të përgjithshëm është pezulluar momentalisht. Kjo për shkak të ankimit të vendimit të Këshillit në lidhje me skualifikimin e kandidatit Lulyim Alushaj. Deri në shqyrtimin e këtij ankimi, Këshilli përgatitet për procesin e vlerësimit të pikëzimit.
“Jemi në një fazë të avancuar të procesit për përzgjedhjen e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm. Procesi është pezulluar për shkak të ankimit të vendimit të Këshillit në lidhje me skualifikimin e një kandidati. Deri në pritje të shqyrtimit të ankimit, Këshilli përgatitet për fillimin e procesit të vlerësimit dhe pikëzimit dhe kjo metodologji i shërben këtij procesi”.
Pika e parë e axhendës ishte miratimi i Metodologjisë për vlerësimin dhe caktimin e pikëve për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Metodologja e pikëzimit të kandidatëve buron nga Ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë” dhe nga “Rregullorja për Prokurorin e Përgjithshëm”. Në zbatim të ligjit nr.97/2016” Për organizimin dhe funksionimin të Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, neni 24,25,26 dhe 27 parashikojnë kriteret mbas të cilave vlerësohen kandidatët: kriteret profesionale, kriteret morale, kriteret organizative dhe drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit (tituj akademik, trajnime afatgjata, gjuhë të huaja. Pas bisedimeve, Këshilli vendosi se miratimi i kësaj metodologjie do të kalojë për mbledhjen e ardhshme në mënyre që të reflektohen në variantin përfundimtar disa ndryshime dhe përcaktime të bëra nga anëtarët të Këshillit gjatë diskutimeve.
Gjatë mbledhjes janë miratuar miratuar dy raportet për Analizimin e aftësive profesionale të subjektet të rivlerësimit kalimtar, prokuror Kujtim Luli dhe prokuror Gent Xholi. Këto raporte do t’iu vihet menjëherë në dispozicion organeve të vetingut.
Me shumicë votash, Këshilli i Lartë i Lartë i Prokurorisë ka miratuar Raportet të verifikimit tё pasurisё dhe figurёs dhe lista pjesore pёr 12 kandidatë të pranuar nё formimin fillestar në Shkollёn e Magjistraturёs; Ndriçim Halilaj, Iva Harka, Fjorda Shqarri, Entela Hasmujaj, Esmeranda Basho, Denisa Plaku, Besmira Vishe, Redona Ndoni, Albulena Kulici, Vasjana Postol, Alban Syri, Ledjana Shkurti. Më herët ishin skanuar vetën 4 kandidatë, nga shifrav totale prej 23.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi nënvizoi se “Ligjet e reja në kuadër të të cilave vepron këshilli, por edhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi, diktojnë që edhe kandidatët që pranohen për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës para se të fillojnë studimet duhet të vetohen nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky është një proces që Këshilli e merr shumë seriozisht.”
Mbledhja ka vijuar me pikat e tjera të rendit të ditës, ku është miratuar me 9 vota pro (anëtarja e Këshillit, Nurihan Seiti nuk ishte prezente në sallë gjatë momentit të votimit) projekt aktit për caktimin në detyrë të prokurores Edlira Bako në Prokurorinë e Shkallës së Parë Elbasan. Gjithashtu me 8 vota pro dhe 2 kundër (anëtarët Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri) është miratuar projekt aktit për caktimin në detyrë të prokurores Pranvera Gruda në Prokurorinë e Shkallës së Parë Durrës. Me shumicë votash u miratua projekt aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha si Drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë Gjirokastër.
Njoftimi është pasqyruar në mediat: