Këshilltar në Njësinë e Shërbimeve të Përgjithshme Ligjore në Departamentin e Shërbimeve Ligjore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – kategoria: II-b
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
Këshilltar në Njësinë e Shërbimeve të Përgjithshme Ligjore në Departamentin e Shërbimeve Ligjore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – kategoria: II-b
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
Vëmendje!! Duke filluar nga data 18.11.2019, do të njoftohen nëpërmjet faqes së KLP, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi