NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE PRANË PROKURORISË SË PËRGJITHSHME

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në përputhje me nenin 53/2, 54 të Ligjit nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 176/3 të ligjit nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, fton të gjithë prokurorët e Shkallës së Parë dhe të Apelit të cilët nuk shërbejnë në një pozicion me mandat të kufizuar dhe që nuk janë të komanduar në ndonjë pozicion tjetër, të shprehin interesin për t’u komanduar në 3 (tre) pozicionet e mëposhtme:

  1. Drejtorit të Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm.
  2. Drejtorit të Drejtorisë të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit, si dhe,
  3. Specialistit/Ndihmës-magjistratit në Drejtorinë e Studimeve, Inspektimit dhe Çështjeve të tjera Ligjore.