Intervista e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi për Euronews Albania

2019 shënoi një vit i rëndësishëm për refomën në drejtësi ku edhe institucionet e reja, të krijuara prej reformës, filluan të marrin formë. Të gjithë ishin në pritje të Prokurorisë Speciale dhe për Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ngritja e tij ishte një nga sukseset me të mëdha të vitit që lamë pas.

“Krijimi i Prokurorisë së Posaçme dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, të dyja këto janë kushte të rëndësishme për zhvillimin e jetës institucionale normale në këtë vend dhe për pasojë edhe për integrimin”, është shprehur ai.  

Por pa filluar ende punë, prokurorët e SPAK u sulmuan. Për z. Ibrahimi kjo ishte një pëpjekje për të ulur besimin ndaj këtij institucioni të pritur nga shumë qytetarë. Sulmin ndaj kreut të SPAK Arben Kraja qe ka qënë hetues ne diktature, z.Ibrahimi i sheh si të pabazuar në ligj duke shtuar se kushtet ligjore për të qenë prokuror në SPAK dhe për pasojë edhe drejtues i SPAK janë vetëm katër.

“Që të mos kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, që të mos kesh kontakte të papërshtatshme me krimin, që të kesh një performancë profesionale të arsyeshme dhe të kesh pasur i të ligjshme. Këto kushte janë vërtetuar dhe stërvërtetuar për të gjithë kandidatët e SPAK dhe nuk ekziston asnjë kusht tjetër ligjor”, shpjegon ai më tej.

I pyetur për fotografinë e prokurorit Altin Dumani me deputetin e Ulsi Manja Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë deklaron se në këto kushte këshilli nuk mund ta trajtonte atë episod juridikisht.

“Një pretendim që ngrihet pas jashtë një konteksti konkret, jashtë një procedure konkrete të Këshillit nuk mund të ketë qëllim tjetër veç se të goditjes së reputacionit të institucionit. Në këto kushte, pyetja që lind është kujt I intereson që të ketë”, tha ai.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve për z. Ibrahimi, SPAK është ne rrugën e mbarë pasi nuk ka asnjë pengese ligjore për të hetuar. Ajo çfarë e dallon këtë prokurori nga ajo e krimeve të rënda është byroja kombëtare e hetimit. Brenda 6 muajsh për kreun e KLP-së ajo të jetë funksionale.

Drejtuesi i SPAK pritet të zgjedhë drejtorin e byrosë kombëtare e cila do të jetë policia gjyqësore e prokurorisë. Në filtër do të kalojë edhe administrata e SPAK të cilëve do ti behet një veting nga një komision me dy prokuror dhe një gjyqtarë.