Sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, u takua me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe i përgëzoi ata për ngritjen e bazave për themelimin e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme dhe për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në rekrutimin e prokurorëve të rinj.
Ajo vuri theksin në angazhimin e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të punës së tyre, në qeverisjen e sistemit të prokurorisë teksa Shqipëria zgjeron përpjekjet e saj për të ndëshkuar korrupsionin në nivele të larta.