Këshilli i Lartë i Prokurorisë në përputhje me nenin 53/2, 54 të Ligjit nr.96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenin 176/3 të ligjit nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë” dhe në bazë të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, fton të gjithë prokurorët e Shkallës së Parë dhe të Apelit të cilët nuk shërbejnë në një pozicion me mandat të kufizuar dhe që nuk janë të komanduar në ndonjë pozicion tjetër, të shprehin interesin për t’u komanduar pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.