Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Ligjore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – kategoria e pagës I-B
Në zbatim të Kreut IV dhe Kreut V të Vendimit nr. 118, datë 05/03/2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kritereve specifike të shpallura në shpalljen për konkurrim për për pozicionin Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Ligjore njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit janë.
Edlira Cimbi
Fatmir Shehu
Vasil Shandro
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 2 Prill 2020, në orën 9:00, në mjediset e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Rr. Qemal Stafa, Tiranë.
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 3 Prill 2020, në orën 9:00, në mjediset e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Rr. Qemal Stafa, Tiranë