Njoftim për mbledhjen plenare datë 24.04.2020 me anë të vendimeve qarkulluese

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot në orën 11:00 mbledhjen plenare të radhës, ku në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, mbledhja është mbajtur përmes platformës on-line në prani të 9 anëtarëve.

Mbledhja ka nisur me miratimin e raportit “Mbi veprimtarinë e Këshillit tё Lartё tё Prokurorisë për periudhën  janar 2019-dhjetor 2019” dhe raporti i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë.

Këshilli ka vendosur në mënyrë unanime të miratojë projektvendimet për caktimet e përkohshme për një afat 3 mujor nga data 27 Prill 2020 deri më 26 Korrik 2020, si më poshtë;

Projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të Albert Murçaj në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Afërdita Ndoi në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër .

Projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të Lorenc Mërkuri në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të Erion Çela në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të Ludovik Doda në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës .

Projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të Asllan Bajramaj në funksionin e Drejtuesit të  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

Projektvendimi “Për caktimin e përkohshëm të Brahim Dragjoshi në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Këshilli ka miratuar unanimisht edhe 4 projekt-aktet për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit kalimtar, për prokurorët Arben Smaçi, Afërdita Ndoi, Kolë Hysenaj dhe Avni Kraja. Raportet i kalojnë menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur gjithashtu edhe miratimin për transferimin e përhershëm të znj. Laureta Binaj nga pozicioni Kancelare e Prokurorisë pranë Gjykatës  për Krime të Rënda, në pozicionin Kancelare në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si nëpunës civil i nivelit të lartë drejtues.