Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka nisur një cikël takimesh në prokuroritë e rretheve gjyqësore. Sipari i takimeve është zhvilluar ditën e djeshme në prokuroritë e rretheve Lezhë dhe Shkodër, ku kreu i KLP-së është shoqëruar edhe nga anëtari i Këshillit, z. Kostaq Beluri.
Z. Ibrahimi kërkoi një komunikim të ngushtë dhe të vazhdueshëm mes prokurorive, institucioneve të drejtësisë dhe publikut.
Kreu i Këshillit ka kërkuar ndërveprimin mes prokurorive të rretheve për të përmirësuar jo vetëm punën e prokurorisë por edhe për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.
Në këtë kuadër është dakordësuar për bashkëpunimin e prokurorëve në hartimin e disa rregulloreve lidhur me ngritjet në detyrë, lëvizjet paralele dhe vlerësimin e performancës.
Theksi u vendos gjithashtu në procesin e transparencës, rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë dhe çuarjen përpara të një prej reformave thelbësore, e cila është mbështetur që në fillesat e saj nga partnerët ndërkombëtarë, SHBA dhe BE.