Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme paradite në seancën plenare të radhës. Mbledhja është zhvilluar përmes platformës on-line, në kuadër të respektimit të masave të mara në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Seanca është mbajtur në prani të 8 anëtarëve dhe në mungesë të zonjës Nurihan Seiti si dhe në prani të programeve të asistencës për zbatimit të reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.
Sipas rendit të ditës, mbledhja ka nisur me miratimin e procesverbalit të datës 12.06.2020 dhe ka vijuar me miratimin e 6 projekt akteve për caktime të përkohshme si vijon: z. Kreshnik Ajazi aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan caktohet drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan; znj. Rita Gjati aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës caktohet drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”; z. Arben Dyla aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje caktohet drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parē Lushnje; znj. Violeta Shkurta aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier caktohet drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”; znj. Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Me shumicë votash u miratua projekt akti për caktimin e përkohshëm të znj. Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Këshilli vendosi gjithashtu të japë leje të papaguar për arsye familjare për Z. Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për periudhën duke filluar nga data 01.07.2020 deri në datë 15.07.2020.
Këshilli vendosi të tërhiqet nga rendi i ditës projekt-rregullorja “Për transferimin e përkohshëm të prokurorit”. Shkak ishte kërkesa e shumicës së anëtareve për t’u njohur më mirë me këtë draft dhe vlerësimi real i nevojës që ka Këshilli për të detajuar këtë instrument me anë të një rregullore të posaçme. Miratimi i rregullores u shtyu për mbledhjen e ardhshme.
Në përfundim të seancës, Këshilli miratoi transferimin e përkohshëm të z. Gjergji Ceka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, pa pëlqimin e tij, të ushtrojë funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec duke filluar nga data 1 Korrik 2020.