Fjala e znj. Esmeralda Keshi në takimin online të organizuar nga Ministria e Drejtësisë

Sot në mbledhjen online e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, me praninë e Prokurorit të Pergjithshën, z. Olsian Çela, drejtuesit të SPAK, z.Arben Kraja dhe drejtuesëve të Prokurorive për adresimin e rekomandimeve prioritare të qeverisë në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është përfaqësuar nga znj.Esmeralda Keshi, anëtare prokurore e Këshillit.

Në fjalën e saj, znj.Keshi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit efikas midis të gjithë institucioneve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe evidentoi disa problematika më të cilat përballen me sistemin e prokurorisë gjatë zbatimit të reformës në drejtësi.

“Të nderuar zoti Prokuror i Përgjithshëm, e nderuar zonja ministre, të nderuar drejtues së prokurorive,

Ju falenderoj për ftesën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në rastin konkret, nuk ka ndikim të drejtë për drejtë por vetëm rrethanor, për shak të kompetencave që ushtron, por sigurisht strategjia dhe vendimarrjet të Këshillit ndikojnë drejtpërdrejt në punën dhe veprimtarinë e prokurorëve.

Vitin e kaluar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë u angazhua në një proces për krijimin e SPAK, institucioni i ri i cili të gjithë mendojmë që do të japë një zhvillim të ri, cilësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që sigurisht me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të ketë dhe mbështetjen e duhur për ushtrimin e funksioneve të saj si prokurori, por, në rekomandimet prioritare kuptohet që preken dhe prokuroritë e rretheve të cilat gjithë jemi koshientë që ushtrojnë veprimtaritë në kushte jo normale pasi thuajse çdo zyrë e prokurorive në rrethe ka mungesa në organikë, domëthënë jo një ë të plotë, gjë që ndikon në cilësinë dhe në shpejtësinë e hetimit pasi ngarkesa e prokurorëve e sjell ketë gjë.

Është detyrë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të marrë masa për rekrutimin, emërimin dhe caktimin e prokurorëve por në kushte kur jemi në fazën që të paktën për dy vite rrjesht Shkkolla e Magjistraturës nuk do të ketë diplomim magjistratësh, ketë vit do të kemi vetëm dy magjistratë që diplomohen ndërkohë në vitin pasardhës nuk do të kemi magjistratë. Ndërkohë që të gjithë jemi koshientë se numri i prokurorëve shkon në ulje për shkak të procesit të vetingut, kemi një boshllëk i cili nuk mund të plotësohet nëpërmjet Shkollës së Magjistraturës, i cili është i vetmi institucion që diplomon magjistratë prokurorë dhe duke qënë se jemi bashkë me pushtetin ekzekutiv të pranishëm, duhet të mendohet një mekanizëm si mundet të ndihmohet prokurori në punën e tij të përditshme.

Ligji dhe legjislacioni në fuqi nuk parashikon ndihmës ligjor për prokurorin, vetëm për gjyqtarët është parashikuar si mekanizëm, por do të ishte e udhës të rritet numri i oficerëve të policisë gjyqësore. Por që është një veprim që nuk vjen pa kosto, por do të ishte një mënyrë për të ndihmuar prokurorët në punën e tyre të përditëshme në atë që kërkojne rekomandimet: rritje të hetimeve pro aktive, rritje në luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse kuptohet se prokurorët të jenë më efektive në punën e tyre dhe të kemi rritje të rasteve të hetimeve proaktive, duhet të kenë jo vetëm përkushtimin, i cili nuk mungon, por edhe kohë fizike. Nëse prokurorit i mungon koha fizik për të ushtruar funksionet dhe kompetencate tij, nuk mundet të realizojë përmbushjen edhe të rekomandimeve apo detyrave që lënë vet ligj.

Këto ishin ato që kisha une si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sigurisht në një takim që patëm me Shkollën e Magjistraturës pikërisht për këtë arsye, për të përshpejtuar procedurat për verifikimin e kandidatëve për magjistrat, me qëllim që qoftë për fazën e fillimit të shkollës,  të përshpejtojë afatet, qoftë për kandidatët që përfundojnë këtë vit Shkollën e Magjistraturës, të cilët këtë vit janë vetëm dy siç e thashe, por që të bëhen sa me shpejt efektiv për sistemin. Një ndër gjërat që u konstatua ishte se Agjencia Shtetërore të Kadastrës ishte vendosur një kufizim që për administrimin e akteve nga kjo agjenci, duket bërë një pagesë për 200 lekësh për çdo fletë, veprim i cili në gjykimin tim, ndikon thellbësisht në veprimtarinë e prokurorisë. Ne e dimë se për çdo hetim të një vepre penale pastrim produktesh, një prokuror do të administrojë të dhënat nga çdo zyrë e kadastrës në Republikën e Shqipërisë dhe kjo do të ishte kosto e pa përballueshme duke pasur në konsideratë dhe buxhetin qe ka zyra e prokurorit. Prandaj çmoj se duhet menduar diçka për të zgjidhur këtë situatë qëështë krijuar me këtë institucion për ti dhënëmundësinë prokurorisë të paktën si institucion që të këte mundësi tëaksesoje pa patur këtë detyrimin e pagesës. Kjo ishte ajo si konstatim që mund të ndikojë në punën e prokurorisë. Sigurisht që lufta ndaj kriminalitetit është detyrë e të gjithë institucioneve, përfshire këtu dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë përsa i ka vendimmarrjen e saj edhe ky institucion.

Ju falenderoj të gjithëve!