Në zbatim të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka mbajtur paraditen e sotme, mbledhjen e radhës plenare. Mbledhja është mbajtur në prani të të gjithë anëtarëve si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet, EURALIUS dhe OPDAT përmes platformës on-line.
Me propozim të kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe miratimin e të gjithë anëtarëve, është shtuar në rendin e ditës edhe diskutimi për nevojën e një qëndrimi publik nga ana e Këshillit lidhur me deklaratën e përfaqësuesit të ONM-së, z. Theo Jacobs në seancën dëgjimore të subjektit të rivlerësimit, z. Selim Kryeziu, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Siç parashikohet edhe në rendin e ditës, Këshilli ka vendosur unanimisht të fillojë procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2020 -2021. Për ndjekjen e këtij procesi është ngarkuar Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale dhe Njësia e Mbështetjes së Komisioneve në Departamentin e Shërbimeve Ligjore.
Gjithashtu, me propozimin e Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, është hedhur shorti për caktimin e relatorit për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2020 -2021, si më poshtë:
1.1 Aida Yzeiraj Relator Z. Alfred Balla.
1.2 Denisa Perdja Relator Znj. Esmeralda Keshi
1.3 Artenida Toska Relator Z. Alfred Balla
1.4 Maringlen Meta Relator Z. Kostaq Beluri
1.5 Oliana Gjergjefi Relator Z. Alfred Balla
1.6 Nertila Miftaraj Relator Z. Alfred Balla
1.7 Ervis Alliaj Relator Z. Kostaq Beluri
1.8 Malvina Pellumbi Relator Z. Kostaq Beluri
1.9 Bledar Bala Relator Znj. Esmeralda Keshi
1.10 Irena Sufaj Relator Znj. Esmeralda Keshi
1.11 Drini Zeqo Relator Z. Alfred Balla
1.12 Besjana Sadikaj Relator Z. Kostaq Beluri
1.13 Shiqiri Manjani Relator Znj. Esmeralda Keshi
1.14 Nertila Bregu Relator Z. Alfred Balla
1.15 Julinda Gjika Relator Z. Alfred Balla
1.16 Elona Gixhari Relator Z. Kostaq Beluri
1.17 Arber Lloshi Relator Znj. Esmeralda Keshi
1.18 Jonida Allushi Relator Z. Kostaq Beluri
1.19 Edmond Vorfi Relator Z. Kostaq Beluri
1.20 Lorena Salillari Relator Znj. Esmeralda Keshi
1.21 Olsi Vasiu Relator Z. Kostaq Beluri
1.22 Erion Murataj Relator Znj. Esmeralda Keshi
1.23 Ermira Prifti Relator Z. Kostaq Beluri
1.24 Xhejnsila Hako Relator Znj. Esmeralda Keshi
1.25 Glenda Zeneli Relator Znj. Esmeralda Keshi
1.26 Silvana Belishta Relator Z. Alfred Balla
1.27 Anjeza Kalanxhi Relator Znj. Esmeralda Keshi
1.28 Valbona Maja Relator Z. Alfred Balla
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje reagimin e përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu gjatë seancës dëgjimore të këtij të fundit të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi, ku ngriti akuza ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për pushimin e shpejtë të çështjes ndaj gjyqtarit dhe dy kolegëve të tij, ndërsa la të kuptohej se hetimet nuk kishin qenë të plota, se çështja ishte e hetuar në vetëm 6 muaj, sipas tij kohë e shkurtër për këto raste dhe shtoi se ishte mbyllur nga “prokurorë që nuk duhej të ishin në SPAK”.
Gjatë seancës plenare, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur se në ditët në vijim do të mbajë një qëndrim publik lidhur me reagimin e zotit Jacobs, bazuar në nenin 185 të ligjit “Për organet e Qeverisjes në Sistemin e Drejtësisë” lidhur me qëndrimet publike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sot Këshilli do t’i adresojë një kërkesë zyrtare Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’i vënë në dispozicion proces verbalin ose regjistrimin audio të mbledhjes së datës 16 Korrik 2020.