AKTIVITETEPËR MEDIAT

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përgëzon drejtuesen e parë të BKH, znj. Aida Hajnaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpreh vlerësimet dhe i uron suksese zonjës Aida Veizaj (Hajnaj) në nisjen e detyrës si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mbështetur në Kushtetutë dhe në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe si rezultat i një procesi përzgjedhës shumë rigoroz dhe sfidues ku janë vlerësuar aftësitë profesionale , integritet si dhe aftësitë mendore e fizike të kandidatëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar me datë 30 Korrik 2020 zj. Veizaj (Hajnaj) në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit për një mandat 5 vjeçar me të drejtë riemërimi, duke filluar nga data 01 Shtator 2020.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjen rastin për të shprehur mbështetjen e tij të plotë për strukturën më të lartë të hetimin në vend, e cila përmbyll me sukses procesin për ngritjen e institucioneve të reja për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe garantojnë zbatimin dhe  funksionimin e reformës në drejtësi.