Gjatë paradites së sotme, z. Gent Ibrahimi i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Vatë Staka ka zhvilluar një takim prezantues me Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu në zyrën e këtij të fundit.
Pasi i uroj suksese në detyrën e re, zoti Ibrahimi nënvizoi nevojën për një rritje të cilësisë së kallëzimeve penale nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve në hetimin e tyre dhe siguroi zotin Shehu për bashkëpunim institucional në kuadër të sfidave që ka zbatimi i reformës në drejtësi.