Intervista e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi për Televizionin Klan

Gent Ibrahimi: Vendimi synon të forcojë pavarësinë e prokurorëve duke i shpëtuar ata nga caktimi i përkohshëm 3 mujor

Pak ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndryshuar rregulloren për rekrutimin e prokurorëve dhe ngrirjen e tyre në detyrë. Ky ndryshim i ka dhënë të drejtën Këshillit që të emërojë ne pozicionin drejtues prokurorie një prokuror i cili nuk ka kaluar në filtrat të vettingut. Pse ky ndryshim?
Gent Ibrahimi: Faleminderit që më jepni mundësinë për të sqaruar të një keqkuptimi i cili me sa duket rezulton më këmbëngulës nga çfarë menduam në fillim. Keqkuptimi mund të përmblidhet me atë togfjalëshin që Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të emërojë drejtuesit e zyrave të prokurorisë pa vetting. Ky është keqkuptimi i cili unë do të mundohem ta çmontojë në pak fjalë. Në fakt, rregullorja e cilës ju iu referoheni quhet rregullorja për verifikimin e figurës dhe integritetit të prokurorëve dhe kjo është rregullorja e vettingut që bën Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Besoj se një sqarim të rëndësishëm për dëgjuesit tuaj është se aktualisht në Shqipëri ndodhen dy procese vettingu; vettingu i madh i cili kryet nga organet e vettingut që është i përkohshëm dhe i jashtëzakonshëm, është një vetting rezultat i cilit është fakti nëse dikush mbetet në radhët të prokurorisë apo nuk mbetet në radhët të prokurorisë; është edhe vettingu i vogël i cili është permanent që e kryen në vijimësinë Këshillat, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë në ketë kuadër, i cili ka për synim të kuptojë nëse një kandidat X është ai më i përshtatshmi për t’u bërë drejtues e një zyre. Janë dy procese të cilat ngjajnë me njërin tjetrin, por që ushtrohen nga institucionet të ndryshme, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në ketë rast dhe nga organet e vettingut, për arsye të ndryshme që unë ju përmenda. Në rast se arsyeja për të cilët ne zhvillojmë vettingun tonë është për të kuptuar se cili është kandidati më i përshtatshëm për t’u emëruar drejtues, arsyeja se vettingu që njeh gjithë publiku e bën është nëse një prokuror duhet të rri në sistem apo duhet të largohet. Në këtë kuadër, ky keqkuptim duhet sqaruar. Ne bëmë një ndryshim në rregulloren tonë për vettingun që bëjmë ne si Këshill sepse kuptuam se që nga Shatori i 2019, kur ne miratuam së pari ketë rregullore për verifikimin e figurës dhe integritetit të prokurorëve kandidatë për drejtues të zyrave të prokurorive. Ne atëherë vendosëm se do t’i japim organeve të vettingut 3 muaj kohë në mënyrë që ata të filtrojnë kandidatët tanë përpara se ne t’i emërojmë në një përpjekje për të rakorduar të dyja proceset, të cilat janë të dyja ligjore dhe të cilat do të duhet të kryen. Që nga ajo kohë deri tani kemi kuptuar se në fakt ky është një formalitet sepse vettingut i duhet shumë më tepër kohë se 3 muaj që të kryet dhe në këto kushte, ne vendosëm që këtë formalitet ta lëmë mënjane dhe të bëjmë detyrën tonë që na cakton Kushtetuta dhe ligjit.

A ka sjellë probleme për Këshillin e Lartë i Prokurorisë apo për prokurorët procesi i vettingut, a ka sjellë mungesa në sistemin e prokurorisë? A e shikoni ju si një problem për ecurinë e reformës në drejtësi procesin e vettingut?

Gent Ibrahimi: Patjetër se vettingu ka pasur si efekt atë që të gjithë kanë kërkuar prej tij, që është largimi nga sistemi i prokurorëve të cilët janë të papërshtatshëm për të kryer atë detyrë. Në këtë kuptim probleme janë sepse radhët e prokurorëve janë rralluar së tepërmi, gjë që do të thotë më shumë ngarkesë për ata që mbeten në sistem, gjë që do të thotë më shumë kohë për zgjidhjen e çështjeve penale dhe kështu me radhë, por ky është një katarsis i cili vjen me këto kosto anësore cilin ne do ta përballojmë patjetër.

Tre nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të cilët vijnë nga radhët e prokurorëve kanë votuar kundër këtyre ndryshimeve në rregulloren për verifikimin e figurës dhe integritetit të prokurorëve kandidatë për drejtues të zyrave të prokurorive. Mos duket sikur Këshilli i Lartë i Prokurorisë është në kundërshtim me reformën pasi këta anëtarë kanë pretenduar se prokurorët të cilët synojnë poste drejtuese duhet më parë që të verifikohen nga institucionet të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegj i Posaçëm i Apelimit, dy institucione kushtetuese. Ju me këto ndryshime mos duket se po i bëmi një sfidë, ta quajmë ashtu, këtyre institucioneve?

Gent Ibrahimi: Absolutisht jo. Të gjithë prokurorët duhet të kalojnë në sitën e vettingut që të mbeten prokurorë. Në këto kushte, vendimet që marrim ne për mënyrën si ne ushtrojmë detyrat tona nuk kanë asnjë pasojë mbi fushën e përgjegjësive të organeve të vettingut; ato do të vazhdojnë të filtrojnë të gjithë prokurorët të sistemit deri tek i fundit. Ajo çfarë bëjmë ne është thjesht një pajtim me realitetin për deri sa konstatojmë se ato 3 muajt se cilat ne fillimisht vendosëm t’ia japim organeve të vettingut që ato mundësisht t’i filtrojnë përpara nesh kandidatët për drejtues të prokurorive, ato 3 muaj t’i shpenzojmë duke kryer verifikimet tona, duke kryer vettingun tonë. Kjo është e vërteta. Ne thjesht kemi lënë mënjane një formalitet, një afat 3 mujor brenda të cilit ne dikur, në mënyrë naive, shpresonim që vettingu do të mund t’i filtrojë kandidatët. Tashmë e dimë të gjithë ne, jo vetëm ne të Këshillit por edhe publiku, se 3 muaj janë të pamjaftueshme për organet e vettingut dhe në këto kushte, ne i rikthehemi zbatimit të detyrave tona kushtetuese midis të cilave është edhe menaxhimin e karrierës të prokurorëve.

A mund të ndodh që një nga drejtuesit e prokurorive që Këshilli ka zgjedhur dhe e ka emëruar në pozicionin e drejtuesit të rrëzohet në një nga shkallët e vettingut? A nuk do të jetë një sfidë më pas për vet Këshillin?

Gent Ibrahimi: Padyshim se mund të ndodhë që dikush që në sy të Këshillit është kandidati më i përshtatshëm për të qenë drejtues i një zyre prokurorie të mos e kalojë filtrin e vettingut. Natyrisht që unë nuk mendoj se fakti se ne e kemi zgjedhur do të bëhet shkas që organet e vettingut ta rrëzojnë. Kjo nuk është një lloje fëmijësh. Çdo institucion qëndron në pozicionin e vet dhe zbaton detyrat që i ka ngarkuar ligjit. Ne tashmë e dimë se kjo mund të ndodhë, rasti më i njohur është ai i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili u emërua dhe pastaj u rrëzua nga vettingu. Ne do të bëjmë çmos që kjo të mos ndodhë duke u përpjekur të zgjidhim ata që vërtet janë më të mirët. Shpresoj që mundësia e realizimit e një skenarit të tillë të funksionojë edhe në mendjen e kandidatëve potencialë të cilët do të kuptojnë se në rast se mendojnë se sfida e vettingut për ta është e pakapërcyeshme, të mos i futen as garës për drejtues të prokurorisë. Por sikur e thashë, këto janë dy procese të cilat zhvillohen në mënyre paralele nga institucione të ndryshme cilat njëkohësisht ushtrojnë detyrat që u ngarkon Kushtetuta dhe ligji. Në këtë kuptim, askush nuk mund të pengohet atë që i kërkon ligj si detyrë.

Cili është synimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë me këto ndryshime?

Gent Ibrahimi: Synimi i Këshillit është që t’i shpëtojë drejtuesit të zyrave të prokurorisë nga njëlloj “zgjidhje” që ata kanë aktualisht, për ta thënë në mënyrë metaforike ashtu, pasi ata çdo 3 muaj i nënshtrohen konfirmimi nga Këshilli në këtë pozicion. Çdo 3 muaj ne konfirmojmë drejtuesit të prokurorisë të Tiranës, të Shkodrës, të Vlorës, të gjitha zyrave të republikës dhe në këto kushte, këta drejtues janë të pa sigurt në faktin se do të qëndrojnë në detyrë apo jo dhe janë në një varësi të plotë nga ana e Këshillit. Pavarësia e tyre si prokuror është në esencë të cenuar. Përmes emërimin e tyre permanent për një afat ligjor 3 vjeçar, ne i shpëtojmë ata nga kjo pasiguri dhe i bëjmë ata realisht të pavarur, ashtu siç duhet të jenë prokurorët e republikës.